Visar Ymeri veçon katër ministra të Kurtit, i quan emërime shumë të qëlluara

Aktuale

Visar Ymeri veçon katër ministra të Kurtit, i quan emërime shumë të qëlluara

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:14
Visar Hoti

Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar formimin e Qeverisë Kurti 2.

Ymeri thotë se qeveria e re në përbërje ka ministra të djathtë e të majtë e që sipas tij mund të përbëjnë konflikt ideologjik.

Ai ka përzgjedhur disa ministra sipas së cilit janë zgjedhje shumë të mira nga Kurti.

“Arben Vitia është zgjedhje shumë e mirë për shëndetësinë. Nuk ka profesionistë më të mirë për shëndetësinë se Vitia. Është mëkat nëse i njëjti do të kandidojë për Prishtinën dhe do të humbim një ministër të mirë”, tha ai në “Debat Plus”.

“Mendoj se Albulena Haxhiu është zgjedhje e mirë në Ministrinë e Drejtësisë pasi që e njëjta ka punuar gjatë për procesin e vettingut. Ajo ka pasur bashkëpunim edhe me shoqërinë civile në këtë proces. Mendoj se e ka pa hile reformën ne drejtësi”, tha Ymeri.

“Edhe Hajrulla Çeku është një zgjidhje shumë e mirë. Është ndër njerëzit më të përgatitur profesionalisht dhe politikisht në Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Dhe Elbert Krasniqi më ka pëlqyer shumë dhe mendoj se është zgjidhje shumë e mirë”, ka thënë ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat