Nitaj ia dorëzon detyrën ministres së re të Ekonomisë

Aktuale

Nitaj ia dorëzon detyrën ministres së re të Ekonomisë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:37
Pamje nga takimi

Muharrem Nitaj i ka dorëzuar detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nitaj konfirmoi se ministren e rre e ka njoftuar për punët që janë kryer në këtë ministri dhe për ato që janë në proces.

“E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli! E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!”, ka shkruar ai.

E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli!

E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!

Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë!

Stafit tim të zëvëndësministrave, këshillëtarëve dhe asistentëve, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat