Analisti Shala jep emrin e presidentit unifikues

Aktuale

Analisti Shala jep emrin e presidentit unifikues

Nga: N. H Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:57
Krenar Shala

Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se është për një president unifikues.

E, Shala shprehet se pasi Vjosa Osmani ka fituar mbi 300 mijë vota, askush tjetër nuk është më unifikuese se kjo e fundit.

“Jam për president unifikues. Pyetja shtrohet se a është Vjosa presidente unifikuese kur e dimë që i ka marr 300 mijë vota? Nëse Vjosa s'koka, kush po mujka me konë? Përgjigjja është kërkush ma shumë se Vjosa”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Jom për president unifikues. Pyetja shtrohet sa a osht Vjosa presidente unifikuese kur e dijmë që i ka marr 300 mijë vota? Nëse Vjosa s'koka, kush po mujka me konë? Përgjigjja osht kërkush ma shumë se Vjosa.

E dyta - qysh po dojkan partitë opozitare me bo ni president unifikues? Nëse për LDK-në president unifikues po mujka me qenë personi X, qysh mu siguru që edhe për VV-në munet me konë i njejti? E për PDK-në, e për AAK-në?

President unifikues, në kuptimin pezhorativ të fjalës, nuk ekziston. Na jemi demokraci. Nuk munesh me e zgjedh ni president unifikues që e dojnë krejt, apo jo? Osht e pamundur. Prandaj, Vjosa kishte me qenë presidentja ma unifikuese edhe legjitime në rrethanat në të cilat jemi.

P.S. Idealisht, më se miri kishte qenë postin e presidentit me ia lonë shoqërisë civile (prej akademise, universitetit, organizatave te shoqerise civile, bashkesise artistike etj.). Ni personalitet nga shoqëria civile kishte me qenë shumë ma unifikues se ni person që vjen nga një parti politike. Po ja që ne ende nuk kemi mrri në atë stad. Mefjithatë, edhe me këtë formulë, prap partitë e kishin pasë problem me gjetë konsensus. Nëse dikush prej shoqërisë civile i kish pëlqy, ta zëmë, VV-së, qysh mu siguru që i kish pëlqy edhe LDK-së apo PDK-së apo AAK-së dhe anasjelltas?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat