Kryetari i Obiliqit dha dorëheqje të parevokueshme nga partia, flasin nga AAK-ja

Aktuale

Kryetari i Obiliqit dha dorëheqje të parevokueshme nga partia, flasin nga AAK-ja

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:52
AAK

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të komunsë së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet brenda AAK-së.

Haxhiu ka deklaruar se rezultati i dobët i Aleancës në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk duhet t’i zhgënjejë, për faktin që, siç thotë ajo, ka vendosur sovrani.

“Secili anëtar që merr përgjegjësi brenda një subjekti politik, duhet të funksionoj në kuadër të subjektit politik. Cila do dorëheqje të jetë vetëm duhet të argumentohet. Konsideroj që ky rezultat i zgjedhjeve të fundit, nuk duhet të na zhgënjej sepse ka vendosur qytetari me shumicë”, thotë Haxhiu.

Haxhiu nuk ka dashur të komentoj dorëheqjen e Gashit, për të cilën ka theksuar se nuk i di arsyet.“Prandaj nuk du të komentoj dorëheqjen dhe nuk kam ndonjë informatë se cila është arsyeja”, thotë ajo

Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga AAK-ja.

Gashi ka shkruar se dorëheqja vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda partisë në këtë komunë.“Jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e mija brenda strukturës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, ndërsa do të vazhdojë angazhimin tim si kryetar i komunës së Obiliqit”, ka shkruar Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat