Prokuroria e konfirmon akuzën ndaj Liburn Aliut!

Aktuale

Prokuroria e konfirmon akuzën ndaj Liburn Aliut!

Nga: A.M. Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:00
Liburn Aliu

Gjatë ditës së sotme, u raportua se Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka akuzë të ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, për këtë çështje reagoi, Aliu i cili deklaroi se nuk është në dijeni se ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.

Po ashtu, ai tha se sot përmes mediave e mori vesh për këtë çëshje.

Mirëpo, rreth kësaj akuza ka dalë më një njoftim Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ka njoftuar se ka akuzë ndaj Aliut, si dhe ndaj pesë ish zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23.04.2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim, flitet edhe për deklaratën e Aliut, i cili deklaroi se asnjëherë nuk është kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër tij.

Prokuroria e ka demantuar Aliun duke thënë se nuk qëndron deklarata e tij.

“Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23.04.2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit,  me datë 17.04.2019,  ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.

Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së. 

Në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës  më parë, neni 245, paragrafi 2 i KPP-së, çka d.m.th. se me Aktakuzë palët i pajisë Gjykata kompetente”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat