Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin, ja çka paralajmëron

Aktuale

Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin, ja çka paralajmëron

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:18
Abdixhiku dhe Haziri

(E plotësuar 17:00) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të frytshëm dhe pozitiv takimin me kandidaten për president, Vjosa Osmani. Megjithatë, paralajmëroi edhe një takim tjetër për t’i qartësuar edhe më tej disa çështje. Ndërkohë tha se do të konsultohen edhe me organet e brendshme partiake dhe se LDK-ja do të jetë unike rreth temës së presidentit.

Abixhiku pasi zhvillojë takimin gati dy orësh me Osmanin në Kuvendin e Kosovës, tha se ka një frymë dhe intencë pozitive për ta zhbllokuar situatën e tanishme politike. Derisa theksoi se nuk kanë vërejtje rreth platformës së Osmanit për presidente.

Abdixhiku: Takimi ka qenë i frytshëm dhe takim pozitiv

“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth formimit të institucionit të presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm, ka qenë takim pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë ndërmjet njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar platformën që pretenduesja për presidente dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj që synon. Në këtë platformë kemi dhënë edhe mendimet dhe diskutimet tona. Nuk kemi vërejtje lidhur me përmbajtjen e platformës. Po ashtu, kemi diskutuar pozicionin e saj karshi akterëve partiakë në të ardhmen, kemi avancuar në këto diskutime dhe do të kemi edhe një takim të ardhshëm shumë shpejtë. Ndërkohë do t’i kthehemi organeve të partisë për t’i informuar në detaje rreth përmbajtjes së këtij takimi. Besoj që pas konsultimeve të brendshme dhe pas konsultimeve me zonjën Osmani do të kemi edhe qëndrimin tonë përfundimtar. Ajo që kemi parë sot është se ka qenë një frymë dhe intencë pozitive për të bërë zhbllokimin e situatës së tanishme”, tha Abdixhiku.

Lidhur me mundësinë e thirrjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, Abdixhiku tha se e njëjta mund të thirret në momentin që ka pajtueshmëri prej të gjithë akterëve politikë, e jo njërës palë. Sipas tij, çdo hapë tjetër nëse s’ka konsensus do të jetë i pamatur në këtë fazë.

Abdixhiku: Çdo hap tjetër nëse s’ka pajtueshmëri do të jetë i pamatur në këtë fazë

“Seanca mund të thirren në momentin e parë që ka pajtueshmëri prej akterëve politikë dhe jo vetëm njërës palë. Ne jemi në proces të ndërtimit të kësaj pajtueshmërie, nëse e arrijmë atëherë do të përcaktojmë edhe datën e seancës. Çdo hap tjetër do të jetë i pamatur në këtë fazë. Prandaj edhe atë duke i respektuar afatet kushtetuese do t’i përcaktojmë edhe hapat e ardhshëm”, tha ai.

Rreth unitetit brenda LDK-së, Abdixhiku para gazetarëve tha s’ka qëndrime individuale në LDK dhe se gjithë vendimet e organeve të partisë do të jenë për të gjithë.

Abdixhiku: S’mundet të ketë qëndrime individuale në LDK

“S’mundet të ketë qëndrime individuale, LDK-ja është parti që vendimet i merr në organet e saja më të larta. Këto vendime komunikohen grupit parlamentar, gjithmonë në konsultim me ta synojmë të jemi unik në mënyrë që vendimet e shumicës në LDK të jenë vendime për të gjithë”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e aderimit të deputetëve të Listës Guxo në LDK, Abdixhiku tha se ata janë deputetë të koalicionit qeverisës, por në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me gjithë ata që e ndjejnë vetën në partinë e tij.

Abdixhiku: Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me të gjithë që e ndiejnë veten me LDK

“Deputetët e Listës Guxo janë pjesë e koalicionit qeverisës. Deputetët e LDK-së janë pjesë e opozitës në këtë vijë janë të qartësuar gjërat. Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me gjithë ata që e ndjen veten dhe përshtaten me LDK-në”, tha ai.

Ky është takimi i parë ndërmjet Vjosa Osmanit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pa praninë e kryetarit të Vetëvendosjes, njëherësh kryeministrit Albin Kurti.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se presidentja në momentin që e merr pozitën bëhet apartiake dhe jopolitike.

“Presidentja bëhet jopartiake dhe jopolitke, në momentin që e merr këtë rol kushtetueses dhe e ushtron konform rregullave kushtetuese dhe përtej saj. Gjithashtu duhet të trajtojë barabartë të gjithë akterët politikë në vend,  jo vetëm pozitën dhe pushtetin, por sidomos opozitën”, tha Abdixhiku kur u pyet se si e komenton çështjen se a mund të jetë presidente apartiake Vjosa Osmani.

Ndryshe Abdixhiku kishte thënë se partia që ai udhëheq nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”, ishte shprehur ai.

***

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin, ka qenë konstruktiv në të cilin siç ka thënë ai, është diskutuar pozicioni i Osmanit karshi akterëve politikë.

Ai ka thënë se seanca për presidentin mund të thirret nëse ka pajtueshmëri edhe nga akterët tjerë politik, ndërsa ka thënë se do të ketë edhe një takim tjetër me Osmanin.

“Takimi është  zhvilluar në atmosferë të mirë. Ai tha se kanë diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiakë. Do të kemi edhe një takim të ardhshëm, tha Abdixhiku.

“Zgjedhja e presidentit duhet të ndodh brenda afatit të shkurtër kohor. Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me ata që përputhen me LDK-në. S’mund të ketë qëndrime individuale, por vendimet i merr në organet e saja më të larta”, tha ai.

Abdixhiku: S’kemi vërejtje për platformën e Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të frytshëm dhe pozitiv takimin me pretendenten për kandidati të presidentit, Vjosa Osmani.

Megjithatë, Abdixhiku ka thënë se do të zhvillojë edhe një takim tjetër me Osmanin.

“Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitivë dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë ndërmjet njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi folur rreth platformës së saj për të cilat nuk kemi vërejtje, por do të kemi edhe një takim të ardhshëm. Në ndërkohë do t’iu kthehemi edhe organeve të partisë për diskutim”, tha ai.

Lidhur me deputetët e Listës Guxo, Abdixhiku tha se ata janë deputetë të koalicionit qeverisës.

***

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas ftesës së Osmanit sot kanë mbajtur takim dhe në këtë takim është diskutuar çështja e presidentit.

Ai ka thënë se takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitiv.

“Kemi diskutuar platformën që Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin që synon. Nuk kemi vërejtje sa i përket përmbajtjes së platformës. Do të kemi edhe një takim të ardhshëm, ndërkohë do t’i kthehemi organeve të partisë”, ka thënë ai.

***

Ka nisur takimi ndërmjet kandidates për presidente Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim i pranishëm është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

Image

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Për pak pritet të nis takimi Osmani-Abdixhiku, ja kush tjetër do të jetë pjesëmarrës 

Pas pak pritet të nis takimi mes kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe kandidatës për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Pjesëmarrës në takim, ndër të tjerë pritet të jenë edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Kujtim Shala.

Kreu i LDK’së do të bisedojë me Osmanin për të folur rreth çështjes së votimit të presidentit.

Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për këtë pozitë, por partia me të cilën ka garuar nuk i ka votat për ta votuar atë në këtë pozitë.

Në këtë mënryë ka filluar dialogu me partitë tjera për të gjetur marrëveshje. PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë Osmanin.

Për tu votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e para të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë të ditur pas votimit si Kryeministër se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat