Kandidati i VV-së që nuk arriti të bëhet deputet, emërohet zv.ministër në Infrastrukturë

Aktuale

Kandidati i VV-së që nuk arriti të bëhet deputet, emërohet zv.ministër në Infrastrukturë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:07
Hysen Durmishi dhe Albin Kurti

Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere.

Hysen Durmishi nga VV-ja është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Në vendimin e marrë dje ceken përgjegjësitë e zv/ministrit.

Ndryshe Durmishi kishte garuar edhe për deputet nga Lista e Vetëvendosjes, por pa arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Durmishi më herët ishte edhe drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat