​Gjendja e rënduar me Covid-19, Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së

Aktuale

​Gjendja e rënduar me Covid-19, Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:41
Arben Vitia

Ministri i posa zgjedhur i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së.

KosovaPress ka pritur rreth një orë për të marrë një qëndrim të ministrit Vitia pas takimit me drejtorin Valbon Krasniqi, por i cili nuk ka pranuar të flasë.

Ekipi i medias ka insistuar të marrë një qëndrim të tij për gjendjen e rënduar me Covid-19, por i cili shkurt duke ecur ka thënë se ishte një takim pune dhe se u njoftua për gjendjen sa i përket Covid-19.

Vitia: Ishte një takim i rregullt pune me drejtorin e ShSKUK-së

“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai duke u larguar nga takimi.

17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat