​Konjufca diskuton me Szunyog për sigurimin e vaksinave anti-Covid-19

Aktuale

​Konjufca diskuton me Szunyog për sigurimin e vaksinave anti-Covid-19

Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:13
Tomash Szunyog dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e BE-së në Prishtinë Tomash Szunyog, me të cilin ka biseduar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.

Në këtë kontekst është përmendur nevoja imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19.

Ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrë asnjë vaksinë kundër sëmundjes infektuese koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat