Astrit Gashi publikon emrin, e quan zgjedhja më e mirë për postin e Presidentit – këto janë fjalët e tij për Kurtin e Osmanin

Aktuale

Astrit Gashi publikon emrin, e quan zgjedhja më e mirë për postin e Presidentit – këto janë fjalët e tij për Kurtin e Osmanin

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:28
Astrit Gashi

Analisti politik, Astrit Gashi thotë se Vjosa Osmani është zgjedhja më e mirë në rrethanat e sotme për Presidente.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se, Osmani është e pranueshme dhe e besueshme si partnere tek miqtë e shtetit të Kosovës.

“Në lëmin e brendshëm Vjosa mbanë raporte të mira me Kryeministrin e mundëson bashkëpunimin efikas e pa konflikte mes institucioneve, por në anën tjetër besoj që ka një distancë të domosdoshme politike e ideologjike me te që ja mundëson me ruajt balancet demokratike të shtetit nëse për to shprehet nevoja”, shkruan Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai shton se, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë tandemi i mirë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani është zgjedhja më e mirë për Presidente në rrethanat e sotme përfshirë këtu edhe raportin e forcave që kanë prodhuar zgjedhjet si dhe disponimin popullor. Ajo poashtu është jo vetëm e pranueshme, por edhe shihet si partnere e besueshme tek miqtë e shtetit të Kosovës. Në lëmin e brendshëm Vjosa mbanë raporte të mira me Kryeministrin e mundëson bashkëpunimin efikas e pa konflikte mes institucioneve, por në anën tjetër besoj që ka një distancë të domosdoshme politike e ideologjike me te që ja mundëson me ruajt balancet demokratike të shtetit nëse për to shprehet nevoja.

Vjosa dhe Albini në këtë moment dhe në këto rrethana  janë tandem i mirë për Kosovën.

Si shembull në një rrethane tjetër të prodhuar nga një rezultat tjetër zgjedhor e disponim qytetar për mua do të kishe qenë shumë interesant një tandem Albin- Ramush, dhe atë specifik në raport me Serbinë, pra në një tavolinë përball Vucic'it. Në një rrethane tjetër do të ishte një tandem tjetër e kështu më radhe. E mora si shembull këtë për të shpjeguar se varësisht nga rrethanat e produktit të tyre ndërtohen edhe politikanët edhe politikat pavarësisht preferencave e kundërshtive personale e politike që mund ti kenë partitë në Kuvend.

Thënë këtë besoj që secili që vendos të mundësoj këtë proces të ndërtimit të institucioneve këtë duhet ta bëjë me mendje të qartë, të hapur e të pastër. Me ide politike e bindje e jo duke u mbështetur në matematika që është vështirë të parashikohet se a do ti qëndrojnë kohës, me ndërskamca e parasegjithash nga frika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat