Kurti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Kurti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të dhe deputeten tjetër, Drita Millaku.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesat e dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtit dhe Drita Millakut, lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit.

Ato pretendonin se KQZ’ja, PZAP’ja dhe Gjykata Supreme kanë zbatuar në mënyrë kundërkushtetuese mënyrën e zëvendësimit të deputetëve të përcaktuar me nenin 112.2 (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kushtetuesja i ka deklaruar kërkesat e tyre të pranueshme.

Sipas saj, mandati i është mohuar në bazë gjinie dhe se kjo luftë nuk do të përfundoj këtu.

Postimi i plotë:

Pas një viti prej kërkesës, Gjykata Kushtetuese paska vendosur në favor timin për mandatin e deputetes për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Mandati më është mohuar në baza gjinie. Njëjtë edhe Drita Millakut. Sipas vendimit, Kushtetuta është shkelur në 4 nene dhe konventat ndërkombëtare gjithashtu.

Kjo luftë nuk ka qenë e lehtë dhe as nuk përfundon këtu. Një mandat nuk është asgjë në krahasim me parimin që duhet të vendosim. Koha nuk ecën prapa, mandati i mohuar institucionalisht nuk kthehet por ne duhet të përparojmë me kohën. Neni 28 tek Ligji për Zgjedhjet për Zëvendësimin e deputetëve nuk është i vetmi diskriminues. Duhet të punojmë në shumë drejtime.

Falenderoj për këshillat profesionale e mbështetjen morale të gjithë ata që u bashkuan publikisht ose jopublikisht në këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat