Komplikohen edhe më shumë gjërat për vizat, Shasha: Kosova ka vetëm një rrugë

Aktuale

Komplikohen edhe më shumë gjërat për vizat, Shasha: Kosova ka vetëm një rrugë

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:06
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se nuk do të ketë asnjë progres lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, pa bërë përparim serioz në kuadër të sundimit të ligjit dhe dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se në kohën e pandemisë, janë komplikuar edhe më shumë gjërat, pasi sipas tij, është joreale pritja se do të merret vendimi për heqje vizash të Kosovës, në kohën kur Gjermania ka rivendosur kufijtë ndaj Austrisë e Çekisë.

Shasha ka theksuar se shtetet hezituese si Franca, Holanda dhe Danimarka, nuk mund të binden, pa krijuar argumente bindëse për reformat në Kosovë, përcjell Bota soyt.

Reagimi i Shashës në Facebook:

Sa herë Parlamenti Evropian në Strasburg ri-miraton dokumente që mbështesin avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës këtu tek ne në Prishtinë ringjallet shpresa për liberalizim të vizave.

Kjo është e kuptueshme, pasi që ende mbesim vendi i vetëm pa të drejtë lëvizje në kontinentin Evropian. Por, nga krahu tjetër duhet po ashtu të kuptojmë kokë ftohtë se nuk do ketë asnjë progres në liberalizim të vizave pa bërë përparim serioz në kuadër të sundimit të ligjit dhe dialogut me Serbinë.

Tani në kohën e pandemisë fatkeqësisht gjërat janë komplikuar edhe më shumë. Në një mjedis politik ku Gjermania është duke rivendosur kufijtë ndaj Austrisë dhe Çekisë është joreale të pritet se do të merret vendimi për heqjen e kufijve me një vend të tretë sikur Kosova.

Në gjithë këtë mes kemi vetëm një rrugë – krijimi i argumenteve bindëse se përkundër mungesës së vullnetit politik në BE, dhe pandemisë, neve do jemi ai nxënës i shkëlqyeshëm, i cili do vazhdon të kryejë detyrat e shtëpisë pa marr parasysh se sa i drejtë është mësimdhënësi. Jo sepse këtë e kërkon BE-ja, por sepse këto reforma do na bëjnë mirë neve. Dhe vetëm, dhe vetëm, kështu do të mund të bindim edhe shtetet skeptike anëtare të BE-së që meritojmë liberalizimin e vizave – jo si lëmoshë e fituar në mënyre meskine, por si e drejtë e fituar me nder dhe krenari.

Me fjalë të tjera, nuk mund të bindim as Francën, as Holandën, e as Danimarkën, se kemi progres në sundimin e ligjit kur një qytetar i pa fat për vjedhje të tre qeseve kafe dënohet 4 muaj burg, ndërsa ata që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 100 milionë euro me veteranë të rrejshëm pretendojnë të janë udhëheqës të shtetit të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat