Lekaj, akuza ndaj VV-së dhe Osmanit

Aktuale

Lekaj, akuza ndaj VV-së dhe Osmanit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:48
Pal Lekaj

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj thotë se Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani po e vrasin demokracinë. Thotë se ata do të duhej të bënin koalicion me ndonjë parti tjetër politike, në mënyrë që të mos udhëheqin me tre pozitat kryesore në vend.

Lekaj komentet i bëri në emisionin “DPT te Fidani”.

“Nëse ne duam zhvillimin e demokracisë, edhe nëse i ki 100 për qind të votave duhet ta ftosh dikë…VV po sillet keq për ta mbytur demokracinë për të udhëhequr me tre pozitat”, tha Lekaj.

“Sikur VV t’i kishte fituar 2/3 e votat do të ishte krejt tjetër. Qytetari nuk ka menduar ashtu, sepse ka mund të Aleanca mos t’i ketë as 7 për qind”, shtoi ai.

“Mbështetjen e ka pasur 50 për qind për të formuar qeverinë…Qytetari nuk ia ka dhënë atë fuqi që t’i ketë 2/3 në parlament. VV dhe Vjosa Osmani nuk janë për demokraci por për t’i rezervuar të gjitha pozitat shtetërore për veti”, theksoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat