Rrëfimi i padëgjuar për Donika Gërvallën: Ja çka më ndodhi në Hamburg në vitin 1994 - m’i kërkuan 3000 marka...

Aktuale

Rrëfimi i padëgjuar për Donika Gërvallën: Ja çka më ndodhi në Hamburg në vitin 1994 - m’i kërkuan 3000 marka...

Nga: P.R Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:59
Donika Gërvalla

Veprimtari shqiptar në diasporë, Shaip Terrnava, përmes një postimi në facebook ka treguar një ngjarje të vërtet që i kishte ndodhur në Hamburg të Gjermanisë në vitin 1994 me Donika Gërvallën, tash Ministre e Jashtme e Kosovës dhe Zëvendëskryeministre e Kosovës.

Ai ka treguar se si Donika Gërvalla i kishte ndihmuar pa asnjë cent, atëherë si një përkthyese e licencuar, ndërkohë dikush tjetër ia kishte kërkuar mbi 3000 marka gjermane për përkthimin e disa dokumenteve, në të cilat siç ka shkruar Terrnava, bëhej fjalë për dënimet që kishte marr nga regjimi serb.

Postimi i plotë:

TREGIM I VËRTET

Për DONIKA GERVALLËN

1994 HAMBURG. GJERMANI.

Në vitin 1994 shkova azil në Gjermani, në qytetin e Hamburgut.

Unë kisha me vete disa dokumenta të burgut që isha i dënuar 3 herë kundër regjimit serb. Dhe po ashtu me këto dokumente e kisha të sigurt Azilin. U dashke përkthyes me liqencë dhe shkova te MUHAMED KELMENDI pasi që veç ai kishte liqencë i mori dokumentet i kqyri dhe me tha që një rresht kushton 4 DM. Kisha shumë fletë me i përkthye, kur i llogariti u bën më shumë se 3000 DM. Tani qato momente vjen një shok dhe pa hallin tim me tha hajde shkojmë te DONIKA GERVALLA edhe ajo ka liqencë edhe ti ban shumë ma lirë. Shkuam te Donika na priti mirë edhe ja filluam biseden dhe i treguam pse jemi ardh te ti, tha ok. I mori e i kqyri krejt Dokumentet dhe me tha se para dy jave s’mundem me i përkthye, i thash ok e për çmim e veta, tha kur ti kryej bajmë llaf për çmim. Shkoi mbas dy jave dhe hyra në zyre dhe na priti shumë mirë, më tha dokumentat i ke të kryme edhe unë mendova se me 1000 DM e msheli pazarin, dhe e veti sa me bahen u ndal dhe më shikoi në sy, tha qa po thue, po de po du me dit sa te kam borgj.

Besomeni në Zot ju betohem se me tha ti asi borgj mue s’ma ke, po na ty t’kemi borgj. Se e kam lexue veprat e i kam pa se qa paske hjek ti prej rinie nëpër burgje e shyqyr që kemi kësi djemsh si ti, që se keni lanë rahat shkaun, më la pa koment. I nxora 200 mark thash t’ja la bakshish se me vike keq. Veç çka s’mu idhnue po prapë më fali. Më tha qat kish nevojë LAJMROMU.

Pra kjo është DONIKA GËRVALLA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat