Nis vaksinimi i diplomatëve dhe ushtarëve të huaj në Kosovë

Aktuale

Nis vaksinimi i diplomatëve dhe ushtarëve të huaj në Kosovë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë do të jenë më të sigurt nga COVID-19.

Nga sot ka nisur vaksinimi i tyre me vaksinën Johnson and Johnson që është sjellë enkas për ta në kampin Bondsteel.

Në kampin ushtarak amerikan më të madh në Ballkan do të kryhet procesi i imunizimit për ushtarët e KFOR-it.

Vaksinimi ka mundësi t’iu bëhet edhe kosovarëve që punojnë në këto kampe.

Një shqiptar që punon në kampin Bondsteel në kushte anonimiteti i konfirmoi medias se ka tre muaj që e ka pranuar e-mailin me pyetjen nëse dëshiron të vaksinohet.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat