Ky është i vetmi vend në Kosovë ku jepet vaksina anti-Covid

Aktuale

Ky është i vetmi vend në Kosovë ku jepet vaksina anti-Covid

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Ushtarët mjekësorë të ushtrisë amerikane në Kampin Bondsteel kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

“Sapo morëm vaksinën Janssen Johnson and Johnson nga Gjermania”, tha Kimberly Raymond, infermierja e kontrollit të infeksionit në Kampin Bondsteel.

“Ne kemi dashur të fillojmë menjëherë të vaksinojmë ushtarët dhe civilët tanë për t’i mbrojtur ata dhe për të ndihmuar krijimin e një pengese kundër COVID-19”, ka deklaruar tutje ajo.

Gjatë javës tjetër, stafi mjekësor në Kampin Bondsteel planifikon të vaksinojë me vaksinën anti-COVID çdo ushtar amerikan ose civil të Departamentit të Mbrojtjes në RC-E që shprehë dëshirë të marrë një të tillë. Marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat