Haziri për arritjen e vaksinave në Kosovë: Lajm fantastik

Aktuale

Haziri për arritjen e vaksinave në Kosovë: Lajm fantastik

Nga: A.SH Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:46
Albin Kurti dhe Arben Vitia

Në Aeroportin e Prishtinës sonte ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19, si pjesë e programit COVAX.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas pak do ta presin edhe zyrtarisht kontingjentin e parë të vaksinave.

Deputeti nga VV, Fitim Haziri ka thënë se ky është një lajm fantastik dhe së bashku të luftojmë kunëdr kësaj pandemie.

“Është lajm fantastik arritja e 24 mijë dozave të para të vaksinave kundër COVID-19.

Me punë dhe disiplinë ta vazhdojmë bashkërisht luftën kundër kësaj pandemie”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat