Behgjet Pacolli i reagon ashpër Albin Kurtit e Arben Vitisë

Aktuale

Behgjet Pacolli i reagon ashpër Albin Kurtit e Arben Vitisë

Nga: N. H Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Behgjet Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me ceremoninë e organizuar në Aeroportin e Prishtinës për ardhjen e vaksinave të para kundër Covid-19.

Pacolli madje gjithë këtë e ka quajtur si banale, përcjell “Bota sot”.

“Mu duk shumë banale ‘ceremonia’ e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomtë të Aleancës Covax”, ka shkruar Pacolli.

Ja postimi i tij:

Gjendja me Covid në Kosovë është shumë e rëndë.

Mu duk shumë banale "ceremonia" e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomtë të Aleancës Covax.

Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe "vaksina" tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat