Albin Kurti pranon urime edhe nga një kryetar komune

Aktuale

Albin Kurti pranon urime edhe nga një kryetar komune

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:25
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të ekzekutivit.

Kryetari Suma, ka vlerësuar se themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Ai ka uruar që kjo të jetë koha e gjeneratave të reja për të qeverisur me shtetin e Kosovës.

Suma ka shprehur përkrahjen e tij të plotë ndaj Kryeministrit Kurti në detyrën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat