Arben Vitia në takim me kryetarët e komunave, ja kur fillon vaksinimi

Aktuale

Arben Vitia në takim me kryetarët e komunave, ja kur fillon vaksinimi

Më: 29 mars 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Sot në orë 10:00, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajti një takim virtual me kryetarët e komunave.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se aty u diskutua për procesin e shpërndarjes së vaksinave.

Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj jave, ndërsa në atë takim edhe u rregullua shpërndarja e tyre.

“Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj jave. Komunat janë të përgatitura për procesin e vaksinimin.

Nga 24 mijë doza vaksina, 13 mijë do të shkojnë për stafin shëndetësor dhe 11 mijë për personat mbi moshën 80-vjeçare dhe që kanë probleme kronike”.

Po ashtu në takim u diskutua edhe për probleme të ndryshme nëpër komuna.

“Biseduam për procesin e shpërndarjes së vaksinave nëpër komunat e Kosovës, bashkëpunimi me kryetarët, problemet që janë nëpër komuna sa u përket aspeketeve shëndetësore, që të kemi takime më të shpeshta që më i thirrë problemet që vijnë nga niveli lokal siç është problemi i kontratës kolektive, problemi i specializantëve, ofrimi i qendrave të mjekësisë familjare me barna esenciale”, tha Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës theksoi që temë diskutimi ishte e vendosja e masave të reja.

“U diskutu edhe çështja e masave të reja dhe u vendos që çdo ndryshim i masave të bëhet me diskutim të plotë më komunat përmes Asociacionit të Komunave…”.

Kujtojmë se mbrëmë Kosova ka pranuar kontingjentin e parë me vaksina kundër Covidit-19 nga “COVAX”-i.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se procesi i vaksinimit duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

Kurti, gjithashtu paralajmëroi edhe vendosjen e masave të shpejta për të ulur numrin e të të infektuarve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat