Feim Tahirsylaj emërohet këshilltar për media në kabinetin e Konjufcës

Aktuale

Feim Tahirsylaj emërohet këshilltar për media në kabinetin e Konjufcës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:28
Glauk Konjufca dhe Feim Tahirsylaj

Gazetari, Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për media në kabinetin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa është zotuar se do të punojë për siç thotë ai, ditë e  natë, natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Sot jam emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit njëherësh dhe u.d. President i Kosovës, z.Glauk Konjufca.

Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t'i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim - Republikës së Kosovës.

I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë.

Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit.

Bashkë na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat