​Sazan Ibrahimi: Nuk ka masa të reja, vetëm implementim më rigoroz

Aktuale

​Sazan Ibrahimi: Nuk ka masa të reja, vetëm implementim më rigoroz

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:13
Sazan Ibrahimi

Komunat e Kosovës janë të gatshme për nisjen e procesit të vaksinimit dhe janë duke pritur shpërndarjen e vaksinave nga niveli qendror në atë lokal, ndërkohë që nuk do të ketë masa të reja kundërCOVID-19, por vetëm zbatim rigoroz të masave aktuale.

Kështu u tha sot në takimin virtual të Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha pas takimit për KosovaPress, se kryetarët e komunave u njoftuan rreth ndarjes së kontingjentit të parë prej 24.000 dozave të vaksinave, ku 13.000 do të jenë për punonjësit shëndetësorë, ndërsa 11.000 për qytetarët mbi moshën 80-vjeç.

Ibrahimi: 13.000 doza të vaksinave do t’i jepen personelit shëndetësor dhe 11.000 për qytetarë

"U diskutua rreth rrjedhës së procesit të vaksinimit nëpër komuna të Republikës së Kosovës dhe nga ministri Vitia kryetarët e komunave u njoftuan që nga kontingjenti i parë të cilët janë 24.000 doza, 13.000 doza do të jenë për punonjësit shëndetësorë, kurse 11.000 doza për qytetarët e Kosovës, të cilët janë mbi 80-vjeç dhe të cilët kanë sëmundje përcjellëse. Të gjitha komunat e Kosovës janë gati të fillojnë procesin e vaksinimit dhe të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë gati, personeli shëndetësor është gati dhe vetëm janë duke pritur të vijnë vaksinat nga niveli qendror në nivelin lokal”, tha ai.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk janë për kthimin e masave të vitit të kaluar, për shkak të gjendjes me pandemi.

Ibrahimi: Nuk ka masa të reja, vetëm implementim më rigoroz

"U diskutua edhe për rreth masave antiCOVID. Ishte një dakordim i përbashkët që duhet implementimi më rigoroz i masave aktuale të ketë një monitorim më rigoroz të zbatimit të masave aktuale, ndërsa sa i përket mundësisë së masave të reja, ministri Vitia u zotua që masa të reja nuk do të ketë pa konsultime paraprake me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht me këshillin e kryetarëve të komunave dhe gjithashtu gjithçka do të ndodhë pas një analize të mirëfillte dhe rekomandimeve nga ISHKP, Asociacioni i komunave të Kosovës është dhe do të jetë për respektimin e masave aktuale. Në çdo rast, kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmëri të përkrahin masat, të cilët shpëtojnë jetën e qytetarit, mirëpo kanë kërkuar paraprakisht që të konsultohen që nga marsi i vitit 2020 kryetarët e komunave kanë respektuar çdo rekomandim që ka ardhur nga IKSHP, në mënyrë që të shpëtohet jeta e qytetarit, por gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit ekonomik dhe atij publik”, tha Ibrahimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat