Gastronmët do të protesojnë nëse merren masa pa u konsultuar me ta

Aktuale

Gastronmët do të protesojnë nëse merren masa pa u konsultuar me ta

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:34
Gastronomët

Shoqata e Gastronomëve ka mbajtur sot mbledhje, gjatë së cilës janë diskutuar disa propozime që do t’i paraqiten Ministrisë së Shëndetësisë, sa u përket masave të reja antiCOVID.

Mirëpo, ministria në fjalë, akoma nuk ua ka konfirmuar takimin atyre.

Të paktën kështu tha zyrtari ligjor i kësaj shoqate, Arian Vranica.

"Ne kemi mbajtur mbledhjen e këshillit sot dhe propozimet që u dhanë, janë miratuar. Mirëpo, ato do t’i diskutojmë posa të caktohet takimi me Ministrinë e Shëndetësisë, për hir të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve. Konfirmim nga ministria për takim s’kemi akoma” tha Vranica.

Ai po ashtu theksoi se kjo shoqatë do t’i pranojë vetëm ato masa të cilat do të merren në konsultim dhe bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomëve, të tjerat do të kundërshtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat