Kelmendi: Kurti bëri akt patriotik që mori vaksinën, njëjtë veproi edhe Biden

Aktuale

Kelmendi: Kurti bëri akt patriotik që mori vaksinën, njëjtë veproi edhe Biden

Nga: D.RR Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:13
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se Kurti sot ka bërë një veprim të mirë që ka marrë vaksinën i pari.

Ai thotë se me këtë, Kurti ka hequr disa teori konspirative që po qarkullojnë te popullata.

Kelmendi thekson se të njëjtën gjë si Kurti e ka bërë edhe presidenti Joe Biden, mbretëresha Elizabeth, Papa Benedikti e disa liderë të tjerë.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti bëri absolutisht gjënë e duhur që mori i pari publikisht vaksinën. S'ka këtu politikë, ka shëndetësi.

E kanë bërë para tij edhe Joe Biden, mbretëresha Elizabeth, Papa Benedikti, kryeministrat Netanyahu dhe Erdogan, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres e plot të tjerë.

Në kohën kur thuaja gjysma e popullatës besojnë në teori konspirative, është akt patriotik kur një lider i shtetit vaksinohet.

Edhe në Kosovë ka plot njerëz që ende nuk i besojnë as pandemisë dhe as vaksinës.

Tash i mbetet qeverisë Kurti ta bëjë hapin e radhës - të sigurojë sa më shpejtë dhe sa më shumë vaksina për të gjithë qytetarët.

Vaksinimi nuk ka alternativë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat