Dalin pamjet, Haziri e Veliun shihen në një restorant në Prishtinë

Aktuale

Dalin pamjet, Haziri e Veliun shihen në një restorant në Prishtinë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:11
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri është takuar në një restorant të Prishtinës më deputetin e kësaj partie, Agim Veliu.

Në fotografinë që ka siguruar media, shihen Haziri e Veliu në një darkë në një restorant në kryeqytet.

Ndryshe, Haziri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së, tha se nesër do të takohen me deputetët e LDK-së, për të biseduar mbi rolin e tyre politik në krijimin e institucioneve, konkretisht, votimin e presidentit.

Deri më tani dihet se Veliu nuk ka disponim për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e takimit me Hazirin për ta bindur atë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat