Vjen ‘goditja’ ndaj LDK-së: Lumir Abdixhiku po e ndjekë rrugën e Isa Mustafës

Aktuale

Vjen ‘goditja’ ndaj LDK-së: Lumir Abdixhiku po e ndjekë rrugën e Isa Mustafës

Nga: A.Morina Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:39
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është marrë vendimi që LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Frashër Krasniqi nga PSD, i cili u shpreh se Lumir Abdixhiku e ka ndjekur rrugën e Isa Mustafës.

“E konfirmuar: LDK e Lumir Abdixhikut paska vendosur të ndjekë rrugën e LDK-së së Isa Mustafës. Nuk mund të pret LDK-ja rezultate të tjera, me veprimet e njëjta. Nuk ka rikthim nëse e merr rolin e patericës”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E konfirmuar: LDK e Lumir Abdixhikut paska vendosur të ndjekë rrugën e LDK-së së Isa Mustafës.

Sa herë që Thaçit i duhej LDK-ja e Isa Mustafës, kjo i qëndronte në sallë. Sa herë që Albin Kurtit do t'i duhet LDK-ja e Lumir Abdixhikut, kjo paska vendosur që t'i qëndrojë në sallë.

Nuk mund të pret LDK-ja rezultate të tjera, me veprimet e njëjta. Nuk ka rikthim nëse e merr rolin e patericës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat