​Kthehet në rigjykim rasti i Shukri Bujës

Aktuale

​Kthehet në rigjykim rasti i Shukri Bujës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:15
Shukri Buja

Gjykata Supreme ka vendosur ta kthejë në rigjykim në shkallë të dytë rastin ndaj Shukri Bujës, që ishte dënuar me burgim efektiv për korrupsion, për shkelje të detyrës zyrtare sa ishte kryetar i Komunës së Lipjanit.

Kjo është komunikata e plotë e Gjykatës Supreme:

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Sh.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit Sh.B.

Me aktgjykimin PML 60/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.206/2019 të datës 21.09.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës –Departamenti Special APS.nr.33/2020 të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat