A i sugjeruan organet e sigurisë Kurtit ta ndërrojë vendbanimin? Tregon zëdhënësi i Qeverisë

Aktuale

A i sugjeruan organet e sigurisë Kurtit ta ndërrojë vendbanimin? Tregon zëdhënësi i Qeverisë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:26
Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth ndërrimit të vendbanimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurtit.

I pyetur nëse Kurtit i kanë sugjeruar organet e sigurisë ta ndërrojë vendbanimin, për çështje të sigurisë së tij, Kryeziu ka deklaruar se beson që ky është dimension përcaktues për ndërrimin e vendbanimit të Kurtit.

“Për shkak të protokollit, unë nuk mund të flas shumë për këtë çështje. Unë besoj që ekziston edhe ky dimension dhe madje besoj se është përcaktues për një vendim të tillë, pra nga ana e sigurisë së tij si Kryeministër i Kosovës. Kryeministri ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij, janë çështje të caktuara me Ligj”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Kryeministri Kurti të hënën ka ndërruar vendbanimin. Nga “Lagja e Muhaxherëve” ku kishte jetuar deri më tani, në një banesë me qera, Kurti është zhvendosur në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.

Nga banesa 60 metra katror, Kurti tani është vendosur në një shtëpi, për të cilën fqinjët kanë thënë se e ka marrë me qera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat