Vendimi i Lumir Abdixhikut, vjen thirrja e fundit e Naser Rugovës për liderin e LDK-së

Aktuale

Vendimi i Lumir Abdixhikut, vjen thirrja e fundit e Naser Rugovës për liderin e LDK-së

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:34
Lumir Abdixhiku

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka bërë një thirrje publike për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që para se të mendojë për Vjosa Osmanin, fillimisht të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

Ai madje, i kërkon liderit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos i shkel deputetët.

Kurse, është i mendimit se përveç bashkëpunimit, nuk ka ndonjë alternativë tjetër në LDK.

Ndryshe, pavarësisht zërave kundërshtues që kishte brenda LDK-së, sa i përket kuorumit për zgjedhjen e presidentit, kjo parti sot doli me një qëndrimi zyrtar.

Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.

Ja shkrimi i Naser Rugovës:

Image
Naser Rugova

Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit.

Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

Mos i shkel deputetët!

Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat