Rekomandohet mbyllje totale për dy javë

Aktuale

Rekomandohet mbyllje totale për dy javë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:07
Ilustrim

Pas emërimit të Arben Vitisë ministër i Shëndetësisë, qytetarët janë në pritje se si do të veprohet lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Derisa nuk ka vendim të ri, nga Lëvizja Vetëvendosje ka zëra të cilët po rekomandojnë mbyllje totale së paku për dy javë.

Kështu shkroi deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, i cili numëron hapat nëpër të cilët duhet kaluar për shpëtim të qytetarëve.

“Vaksina është e sigurt!

Mbyllja totale për dy javë, për ta izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë, janë hapa të domosdoshëm për të shpëtuar jetë njerëzish.

Bashkë ia dalim!” ka shkruar ai.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë vendim sa u përket masave të reja apo mbylljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat