AKR: Askush nuk na ka kontaktuar që të bisedojmë për çështjen e presidentit

Aktuale

AKR: Askush nuk na ka kontaktuar që të bisedojmë për çështjen e presidentit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:46
AAR

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-LDK në zgjedhjet e fundit dhe njëkohësisht këshilltari i kreut të AAK-së, Behgjet Pacolli- Jetlir Zyberaj, ka dhënë qëndrimin e AKR-së për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Zyberaj tha se për këtë çështje nuk i ka kontaktuar askush. 

Kujtojmë se AKR-ja ka deputet në Kuvend vetëm Behgjet Pacollin.

“Për këtë punë askush nuk ka na kontaktuar që të bisedojmë për këtë çështje, besoj se i kanë numrat”, ka thënë Zyberaj.

Për zgjedhjen e presidentit është e domosdoshme që në sallë të qëndrojnë 80 deputetë për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me 61 vota pro në raundin e tretë.

LDK-ja sot gjatë ditës ka marrë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kryesia ka vendosur të qëndrojnë në sallë. Tutje, Abdixhiku ka ftuar deputetët e partisë të qëndrojnë në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat