“Bajani gajlen Vjosës, Lumirit e Albinit e në darkë kaloni t’u shpërnda kërkesa për gjak në Facebook”

Aktuale

“Bajani gajlen Vjosës, Lumirit e Albinit e në darkë kaloni t’u shpërnda kërkesa për gjak në Facebook”

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:58
Fisnik Ismaili

“Ani, bajani ju gajlen Vjosës, Lumirit e Albinit” kështu e nis shkrimin e tij në Facebook ish-deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili.

Ismali thotë se të njëjtit, Vjosa, Lumiri dhe Albini në një kohë të shkurtë arritën synimet e tyre në karrierë, ndërsa qytetarët çdo mbrëmje bëjnë kërkesa urgjente për gjak në Facebook dhe shprehin ngushëllime për ata që vdesin.

“E ti vazhdo kallu tuj folë për politikë gjatë ditës, e mbramjet kaloji duke shpërnda kërkesa urgjente për gjak, edhe duke iu shprehë ngushëllime në Facebook atyne që po iu vdesin të afërmit, se as në varrim s’un iu shkon, se s’ka as vaksina, as rrogë, as lesh për ty, po hajt, se s’ka gajle. Me randësi skena politike me qenë rahat: qata që as leshi s’iu hangër 1 vjet për ty midis pandemie, tuj ba beteja për vete me u rahatue ku janë” shkruan Ismaili në Facebook.

Postimi i plotë:

Ani, bajani ju gajlen Vjosës, Lumirit e Albinit.

E para në mënyrën më të papritun edhe betejën më të lehtë ia bani vetes vendin mu ba Kryetare shteti. E rahatoi veten për tanë jetën.

Të dytit në mënyrën më të papritun iu hjek konkurrenti më i madh për Kryetar në parti të vetë. E rahatoi veten për koxha një kohë.

I treti jo veç që e përdori të parën për me e marrë bindshëm pushtetin, por duke e ba Kryetare shteti, po e hjekë konkurrentin më të madh prej betejave të ardhshme politike, tuj e rahatue veten në këtë pozicion për një kohë të gjatë.

E ti vazhdo kallu tuj folë për politikë gjatë ditës, e mbramjet kaloji duke shpërnda kërkesa urgjente për gjak, edhe duke iu shprehë ngushëllime në Facebook atyne që po iu vdesin të afërmit, se as në varrim s’un iu shkon, se s’ka as vaksina, as rrogë, as lesh për ty, po hajt, se s’ka gajle. Me randësi skena politike me qenë rahat: qata që as leshi s’iu hangër 1 vjet për ty midis pandemie, tuj ba beteja për vete me u rahatue ku janë.

Ky s’është postim politik, por është shprehje e brengosjes për një shoqëri që do me ra cop tuj u brengosë për politikën e politikanët, a punët e veta qaq llugë, mrekullisht prapë del pöplli ma i lumtun në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat