Raporti i DASH flet edhe për Vjosa Osmanin: Kur ajo ishte Presidente…

Aktuale

Raporti i DASH flet edhe për Vjosa Osmanin: Kur ajo ishte Presidente…

Nga: H.O. Më: 31 mars 2021 Në ora: 07:42
Vjosa Osmani

Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020. Në këtë raport ka përfshirë edhe Kosovën, ku ka përfshirë kufizimet e padrejta ndaj mediave, si dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve, korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri, sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose bashkësive të tjera.

Në këtë raport janë përmendur edhe zgjedhjet, përfaqësimi i kandidatëve, respektimi i kuotave gjinore, etj.

Në të njëjtin raport është përmendur edhe Vjosa Osmani, ku thuhet se kur ajo ishte kryetare parlamenti dhe Presidente e përkohshme, një e tretë e të gjithë ministrave ishin gra. Ndërkaq përmendet se në zonat rurale shumë gra janë hequr nga e drejta për të votuar, pasi mashkulli kryesor në atë familje hedh votat për të gjithë.

“Një grua, Vjosa Osmani, shërbeu njëkohësisht si kryetare parlamentare dhe presidente e përkohshme, dhe një e treta e të gjithë ministrave të kabinetit ishin gra. Në Asamble, 38 nga 120 anëtarë ishin gra, dy më shumë se kuota kushtetuese. Një raport i Freedom House i vitit 2020 vuri në dukje se shumë gra në zonat rurale janë hequr nga e drejta e votimit përmes praktikës së votimit familjar, në të cilin kryetari mashkull i një shtëpie hedh vota për të gjithë familjen. Partive politike u kërkohet ligjërisht të respektojnë një kuotë 50 për qind gjinore për listat e tyre të kandidatëve, por asnjë parti nuk e plotësoi kërkesën në 2019”, thuhet në këtë raport./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat