Ministrja Hajdari takon ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Aktuale

Ministrja Hajdari takon ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:46
Foto nga takimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti në takim njoftues ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl.

Ministrja Hajdari e falënderoi ambasadorin e Norvegjisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e tanishme në rimëkëmbjen ekonomike përmes zhvillimit të NVM-ve për zhvillim të industrisë vendore dhe përkrahje ndaj tregtisë së lirë pa barriera tarifore, përmes programeve rajonale.

Temë  e diskutimit ishin qeverisja e mirë me rritje të efektivitetit të parasë publike dhe ndihmës së jashtme ndaj NVM-ve, si dhe përkrahja dhe zhvillimi i potencialit të rinisë kosovare përmes zhvillimit të ndërmarrjeve fillestare (start up).

Ambasadori Grondahl bëri të ditur se Norvegjia mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit socio-ekonomik dhe integrimit, në bashkëpunim të afërt me të gjitha institucionet qeveritare të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat