Vitia: Do të pres kur të vie radha ime për t’u vaksinuar

Aktuale

Vitia: Do të pres kur të vie radha ime për t’u vaksinuar

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:53
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar lidhur me procesin e vaksinimit me vaksinat anti-COVID, dozat e para të cilat tashmë kanë arritur në vend.

Ministri Vitia deklaroi se nuk është në mesin e njerëzve shumë të rrezikuar të cilët duhet që të parët  të marrin dozën e vaksinës.

“nuk jam në grupin e të rrezikuarve dhe do të pres sipas planit të vaksinimit që kur të vie radha ime të vaksinohem. Natyrisht secili qytetarë duhet të vaksinohet. Do të vaksinohen 24 mijë qytetarë, përfshirë personelin shëndetësorë dhe pas pak javësh kur pritet të vijë kontigjenti i dytë, sepse vaksinimi me dozën e dytë do të ketë katër deri në 12 javë e me këtë rast do të vijnë edhe vaksinat e tjera”, tha Arben Vitia për kallxo.

Tutje ministri deklaroi se janë rreth 55 milionë euro të cilat janë për këtë qëllim dhe se do të blejnë aq sa munden.

“Por natyrisht ato që vijnë si donacione vijnë si të tilla. Kapaciteti për shtretër jashtë Klinikës Infektive tashmë është rritur ,janë mbi 1 mijë shtretër në dispozicion për të prekurit me COVID-19”, shtoi ai.

Ndryshe mbrëmë u konfirmua se gjatë muajit qershor në Kosovë pritet të arrijnë edhe mbi 100 mijë doza të vaksinës anti-COVID, të llojit Pfitzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat