Pozhari: Osmanin nuk e voton për presidente veç një i korruptuar

Aktuale

Pozhari: Osmanin nuk e voton për presidente veç një i korruptuar

Nga: A.Zh Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:24
Vjosa Osmani

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se Vjosa Osmanin nuk do ta votojë për presidente veç një deputet i korruptuar.

Ai ka komentuar deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca se po hetohen 60 raste të korrupsionit të profilit të lartë.

Pozhari ka theksuar se këta të korruptuar do të bëjnë gjithçka, që të mos përfundojnë në burg, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Në intervistën "Pa maskë", deputeti Gazmend Gjyshinca deklaroi se nga BE është kërkuar qartë luftimi i korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, janë shenjëstruar mbi 60 raste të korrupsionit që i përkasin profilit të lartë. Kjo listë i është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Nuk është larg mendsh se këta të korruptuar janë në gjendje të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre vetëm që të mos përfundojnë në burg.

Përfundimisht, në këto rrethana, Vjosa Osmanin nuk e voton për presidente veç një i korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat