Bleron Baraliu kritikon Kurtin, tregon formulën e zgjidhjes së presidentit edhe nëse nuk është Vjosa Osmani

Aktuale

Bleron Baraliu kritikon Kurtin, tregon formulën e zgjidhjes së presidentit edhe nëse nuk është Vjosa Osmani

Nga: N.Sh. Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:18
Bleron Baraliu

Analisti politik, Bleron Baraliu thotë se Kosova nuk guxon të shkojë edhe njëherë në zgjedhje.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, për të cilin thotë se është arrogante shprehja e tij që ose duhet votuar Vjosa Osmani, ose duhet shkuar në zgjedhje.

Baraliu ka shkruar se Kurti duhet patjetër të flas me opozitën dhe ta bind atë, por jo me kërcënime.

Sipas Baraliut, nëse nuk janë votat e mjaftueshme për Vjosën, atëherë duhet të gjendet një emër i ri.

Postimi i plotë:

Thirrje për reflektim dhe konstruktivitet

Kosova në asnjë menyrë nuk guxon të shkoj në zgjedhje - kjo do të ishte tejet e rëndë (dhe gjithsesi më së shumti ne supet e Albinit, i cili duhet patjetër të gjejë zgjidhje). Nëse Albini nuk mund të sigurojë 80 vota prezente, ai duhet ti rifilloj me urgjencë konsultimet me opozitën - që ose t'i binde për ta votuar Vjosën, ose të gjejnë kandidat tjetër të pranueshem.  Nuk besoj se është e pamundur te bindet opozita... por me lutje, jo me kërcënim.

Arroganca: 'ja votoni ja shkojmë në zgjedhje' përvec se është e papërgjegjshme është edhe destruktive dhe e rrezikshme për VV.  Jam i bindur se mllefi ndaj Albinit dhe VV për këtë arrogancë do të denonte VV dukshem në kutine e votimit - me siguri më se paku 10 deputetë, e ndoshta me shumë.  Nuk ka dështim më të madh në politikë (dhe jetë) se sa të nxjerresh një humbje eklatante nga kthetrat e një fitoreje të përmasave historike.

Mos Albin, mos rreziko kaq banalisht nje fitore të ndërtuar nën një konstalacion unik të yjeve të favorshme. Binde edhe opozitën e mbetur të votoj për President(e), cila do qoftë ajo (apo ai)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat