Kryeziu: Urgjenca me Ligjin Zgjedhor, tendencë autoritare e Vetëvendosjes

Aktuale

Kryeziu: Urgjenca me Ligjin Zgjedhor, tendencë autoritare e Vetëvendosjes

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:59
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu, ka denoncuar Vetëvendosjen për ndryshimet e ngutshme në Ligjin Zgjedhor – e për të cilat nuk pati fare debat shoqëror e parlamentar.

Kryeziu është shprehur shumë i shqetësuar me urgjencën me të cilën po vepron partia në pushtet, dhe e komenton një gjë të tillë si “tendencë e një qeverisjeje autoritare”.

VV aktualisht po provon të zgjedh presidenten e vendit, Vjosa Osmanit, duke shantazhuar opozitën me zgjedhje të reja.

Në ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje përfshihet sigurimi se diaspora do të votojë nga konsullatat dhe ambasadat e saj.

“Nisje jo e mirë e kësaj shumice  për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.” – ka thënë më tej z.Kryeziu.

Statusi i plotë:

Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor,  me ketë urgjencë, në këto momente edhe  pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi  i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.

Nisje jo e mirë e kësaj shumice  për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat