Havolli infektohet me koronavirus

Aktuale

Havolli infektohet me koronavirus

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:44
Sokol Havolli

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Havolli, lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Me një kujdes mesatar, për më shumë se një vit, arrita te mbrohem nga Covid-19. Megjithatë, sot rezultova pozitiv dhe do të jem në shtëpi, duke evituar të gjitha kontaktet.

Simptomat janë të lehta, kryesisht dhembje e lehtë muskujve dhe pak plogështi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat