Reagon përsëri Donika Gërvalla, i përgjigjet LDK-së - tregon si do të veprojnë

Aktuale

Reagon përsëri Donika Gërvalla, i përgjigjet LDK-së - tregon si do të veprojnë

Nga: N. H Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:01
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla përmes një shkrimi në facebook ka thënë se nuk tërhiqen nga projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Ajo thotë se provuan ta procedojnë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patën sukses.

“Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dinë vetëm ata. Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë”, ka shkruar Gërvalla.

Ja shkrimi i saj:

Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses.

Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dinë vetëm ata.

Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë.

Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat