Vetëvendosje e pranon, u propozua të ndryshohej ky nen

Aktuale

Vetëvendosje e pranon, u propozua të ndryshohej ky nen

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:29
Adnan Rrustemi

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se kishte tentuar të ndryshonte nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozoi te Ligji për Zgjedhjet.

Adnan Rrustemi nga kjo parti, ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin.

Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat