Rrustemi i VV-së tregon se çka përmban projektligji për Ligjin e Zgjedhjeve

Aktuale

Rrustemi i VV-së tregon se çka përmban projektligji për Ligjin e Zgjedhjeve

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:31
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se projektligji i Ligjit për Zgjedhje nuk ishte reformë zgjedhore, ashtu siç sipas tij, pretendonte opozita.

Rrustemi tregoi se çka përmban projektligji i propozuar sot nga VV-ja, por i cili nuk kaloi në procedurë të përshpejtuar pasi që nuk e pati mbështetjen e 2/3 të deputetëve të Kuvendit.

“Ky projektligj nuk është iniciativë e re, i njëjti ka qenë i proceduar edhe në legjislaturën e 6-të nga grupi parlamentar i VV-së, pas një raporti të Avokati të Popullit. Ne e kishim iniciuar po ashtu projektligjin për mërgatën edhe vitin e kaluar, Qeveria Hoti kishe kthyer mendim pozitiv. Nuk ka pas diskutim për përmbajtjen e këtij projektligji, i cili është jashtëzakonisht i qartë dhe specifik.

Nuk është reformë zgjedhore, siç po proklamon opozita sepse patjetër që do të përfshihej edhe opozita, shoqëria civile të tjera. Ky është projektligj që i ndihmon diasporës për vota, iu lehtëson procedurat e regjistrimit dhe i mundëson votimin në ambasada ose konsullata. Është e rregulluar kjo çështja e diskutueshme që votat me postë të dërgohen në adresën e ambasadave.

Është definuar e drejta e votës, në raport me ligjin për shtetësinë. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme është miratuar më 2008-n, nuk kishte ambasada dhe konsullata asokohe, prandaj ka qenë i nevojshëm ndryshimi”, u shpreh Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat