Deputetja e PDK-së: Tërheqja e Ligjit pa kërkimfalje është përbuzje e radhës me opozitën dhe publikun

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Tërheqja e Ligjit pa kërkimfalje është përbuzje e radhës me opozitën dhe publikun

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:51
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas tërheqjes së ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje nga ana e VV-së, ka deklaruar se nuk “Nuk arsyetohet tërheqja e Ligjit pas dështimit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.”

Kështu është shprehur vetë Deliu-Kodra përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Tërheqja e Ligjit pa kërkimfaljen nuk është veprim i sinqertë politik, pos përbuzje e radhës me opozitën dhe gjithë publikun”, ka shkruar ajo.

Postimi:

Nuk arsyetohet tërheqja e Ligjit pas dështimit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje për tentim grushtetin e mbrëmshëm ndaj demokracisë. Të kërkojë falje për përpjekjen të nëpërkëmbë vullnetin e mbi 400 mijë votuesëve, të cilët i përfaqëson opozita. Të kërkojë falje që provoi të eliminojë rolin e shoqërisë civile si kontributdhënëse aktive në hartimin e ligjeve që implikon të drejtat e njeriut dhe afekton fundamentin e demokracisë. Mbi të gjitha, duhet t’i kërkojë falje mërgatës, me të cilët abuzoi në mënyrë flagrante për të evituar një ndalesë ligjore në shërbim të interesit të vet personal.

Tërheqja e Ligjit pa kërkimfaljen nuk është veprim i sinqertë politik, pos përbuzje e radhës me opozitën dhe gjithë publikun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat