Kllokoqi: Prej të martës mbyllje, nuk u konsulltuan me ne por na informuan

Aktuale

Kllokoqi: Prej të martës mbyllje, nuk u konsulltuan me ne por na informuan

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:25
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka folur për takimin që e ka pasur sot më ministrin e Shëndetësisë, Arben Vita, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kllokoqi thotë se përkundër faktit që ishin ftuar për konsultim, ata në takim u informuan për vendimin e mbylljes së gastronomisë, qendrave tregtare, fitneseve dhe shkollave.

Kjo mbyllje tha se do të bëhet nga 6 prilli deri më 18 prill.

Kllokoqi thotë se ky vendim është arbitrar dhe i njëanshëm dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrise, Ndermarresise dhe Tregtise Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te ketij muaji.

Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.

Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat