Mësojeni a po votojnë Veliu e Hoti për president

Aktuale

Mësojeni a po votojnë Veliu e Hoti për president

Më: 3 prill 2021 Në ora: 20:52
Kuvendi i Kosovës

Teksa ka filluar votimi për presidentin, dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk po marrin pjesë në votim.

Ata janë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk po marrin pjesë në votim.

Ndërsa, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dha qëndrimin e tij, ai po merr pjesë në votimin e presidentit të vendit.

Deputetët po votojnë një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat