Pacolli tregon se çfarë kishte biseduar gjatë mbrëmjes së djeshme me Osmanin

Aktuale

Pacolli tregon se çfarë kishte biseduar gjatë mbrëmjes së djeshme me Osmanin

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:59
Behgjet Pacolli dhe Vjosa Osmani

Gjatë mbrëmjes së djeshme ku u mbajtë seanca për votimin e presidentit të vendit nga kamerat u kapën teksa bisedonin Osmani me Pacollin.

Se çfarë kishin biseduar ata u bë një temë diskutimi e që gjatë ditës së sotme Pacolli nuk shpëtoi pa u pyetur për biseden që kanë pasur.

Pacolli shprehët duke buzëqeshur që nuk kanë biseduar asgjë fshehtë pasiqë sipas tij ai bisedon me gjithë njerëzit e botës dhe nuk mbanë mëri për askënd.

Gjithashtu ai shprehet që Osmani është kandidatja jonë për presidente dhe duhet biseduar dhe ndarë mendimet mes veti, shkruan “Bota sot”.

“Po më duket kjo pyetje e tëpërt sepse unë bisedoj me krejt njerëzit e botës edhe me ata njerëz që nuk duhet biseduar. Unë jam një libër i hapur dhe nuk mbaj në vete as hidhërime e as urrejte. Ka qenë shumë e drejtë të bisedoj me Osmanin e cila është edhe kandidatja jonë për presidente, kështu që nuk ka pasur diçka të keqe, asgjsë nuk kam biseduar fshehët, kemi biseduar në mënyrë transparentë para publikut dhe kamerës”, u shpreh Pacolli, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat