Albena Reshitaj, Adem Hoxha si dhe Fadil Gashi votojnë edhe në raundin e dytë

Aktuale

Albena Reshitaj, Adem Hoxha si dhe Fadil Gashi votojnë edhe në raundin e dytë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:32
Kuvendi i Kosovës

Tre deputetët më të përfolur në procesin e zgjedhjes së presidentit kanë hedhur votën e tyre në kuti në raundin e dytë.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka pas thirrje nga bashkëpartiakët e saj që ta bojkotojë seancën.

Ndërsa, Deputeti Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), po merr pjesë në seancë pasi kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, pas arritjes së një pazari politik.

Po ashtu edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi, ka hedhur votën e tij në dy raunde, ndërsa nuk ishte pjesë e seancës që u mbajtë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat