Meta uron Osmanin: I bindur se do i shërbejë Kosovës me përkushtim

Aktuale

Meta uron Osmanin: I bindur se do i shërbejë Kosovës me përkushtim

Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:18
Arkiv

Presidenti Ilir Meta përcolli urimet e tij drejtuar presidentes Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës

“Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona“ shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në facebook.

Si President i Republikës së Shqipërisë, Meta shpreh “gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës.”

Vjosa Osmani u zgjodh presidente në raundin e tretë të votimit në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt pasditen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat