Kryetari Gashi uron zgjedhjen e Presidentës së re të Republikës së Kosovës

Aktuale

Kryetari Gashi uron zgjedhjen e Presidentës së re të Republikës së Kosovës

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:52
Xhafer Gashi dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar zgjedhjen e Presidentës së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook është shprehur se zgjedhja e Presidentës e vendit, shënon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe demokratike, njëkohësisht znj.Osmani, Presidentës së Republikës së Kosovës, ka uruar suksese,të arritura  dhe përparim në të gjitha fushat si në planin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“E nderuara Presidente, znj.Vjosa Osmani!

Zgjedhja e juaj Presidente e vendit, shënon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe demokratike, me këtë rast, ju shpreh urimet më të sinqerta duke ju dëshiruar që mandati juaj presidencial të jetë i mbushur me të arritura, suksese dhe përparim në të gjitha fushat si në planin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Urime dhe suksese!

Xhafer Gashi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat