Vasfije Krasniqi e uron Osmanin: Sot jam pranë dhe me Presidenten

Aktuale

Vasfije Krasniqi e uron Osmanin: Sot jam pranë dhe me Presidenten

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:56
Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Vjosa Osmani

Vasfije Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e re.

Ajo ka thënë se 22 vite të mbushura me plotë histori, madje atëbotë sikur po shuhej kombi i tërë, ajo ishte koha që përcaktoi historinë tonë në vijim.

“Por, sot, gjithçka është ndryshe, sot jam pranë dhe me Presidenten, gruan më të fuqishme shqiptare”, ka shkruar ajo.

Urimi i plotë i Krasniqit:

Po, pra Presidente!

Prill 1999, 22 vite të mbushura me plotë histori, madje atëbotë sikur po shuhej kombi i tërë, ajo ishte koha që përcaktoi historinë tonë në vijim, por padyshim ato ishin ditët më të rënda për vendin tonë.

Por, sot, gjithçka është ndryshe, sot jam pranë dhe me Presidenten, gruan më të fuqishme shqiptare!

Krenare me Presidenten dhe vendin tim.

Zonja Presidente shëndet e suksese!

????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat